Aktualitet

Shtyhet afati nga Greqia, pika kufitare e Kapshticës do të vijojë e mbyllur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:36 - 09/02/21 |
mapo.al

Pika Kufitare e Kapshticës do të  vijojë  të  jetë  e mbyllur deri më 22 shkurt.





Prej nëntorit kalimi në këtë pikë që lidh Greqinë me Shqipërinë qëndron e mbyllur, teksa lejohen vetëm daljet nga Greqia në drejtim të Shqipërisë vetëm për këmbësorët dhe kamionët e mallrave.


Dy ditë më parë ishin drejtuesit lokalë të bashkive veriperëndimore të Greqisë që do të dorëzonin një kërkesë për rihapjen e pikës kufitare Krystallopigi-Kapshticë, pasi po hasen probleme me kamionët e mallrat, por duket se autoritetet greke nuk e kanë marrë parasysh ndërkohë që në vend shifrat po rriten me hyrjen e varianteve të reja të COVID-19.




NJOFTIMI NGA POLICIA


Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.


Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 22.02.2021.

Lexo edhe :  Ekzekutimi i gazetarit grek, tre grupe bashkëpunuan për vrasjen

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas