Bota

Shtyhet Brexit, Trump tallet: Pse nuk më dëgjuat mua






               Publikuar në : 19:50 - 14/03/19 |
mapo.al

Deputetët britanikë votuan me 412 vota pro që kryeministrja Theresa May të kërkojë nga BE shtyrjen e Brexit. Kjo do të thotë se Britania nuk mund të largohet nga BE më 29 mars, siç ishte planifikuar.


Disa media kanë raportuar se kjo shtyrje mund të zgjasë edhe dy vite, por May thotë se shtyrja do zgjatet për tre muaj deri në fund të qershorit.

Nëse deputetët e refuzojnë sërish kryeministren, atëherë do kërkohet një tjetër shtyrje, por ajo duhet të miratohet nga vendet e tjera anëtare të BE.

Më herët, deputetët britanikë rrëzuan një përpjekje për të siguruar një tjetër referendum për Brexit me 334 vota pro.

Nga ana tjetër e Atlantikut, presidenti amerikan, Donald Trump ironizoi situatën e krijuar në Britani. Ai tha se Theresa May do kishte pasur sukses nëse do i kishte dëgjuar këshillat atij.

Presidenti tha se ka mbetur i habitur se sa keq shkuan gjërat. Komentet e tij u bënë gjatë një takimi me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar.

“Më vjen keq kur shoh se si është përçarë Britania,” tha Trump, por shtoi se kjo po përçan edhe shumë vende të tjera.


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas