Aktualitet

Shtyhet data, po ja sa do të kushtojë dhe kur do të dalë në treg iPhone 12








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:22 - 03/08/20 |
mapo.al

Apple ka konfirmuar se data e hedhjes në treg e iPhone 12 do të shtyhet për shkak të koronavirusit, të paktën deri në muajin tetor.


Pavarësisht impaktit të pandemisë së koronavirusit, shitjet e iPhone u rritën me 2%, në krahasim me të njëtjën periudhë të vitit të kaluar. Një rritje kjo, të cilën Apple ia atribuon modelit iPhone SE 2020.


Gjiganti i teknologjisë konfirmoi gjithashtu se edhe shitjet e iPad dhe Mac pësuan rritje të mëdha, duke mos u ndikuar aspak nga kriza e shkaktuar nga pandemia.


Fillimisht u tha se iPhone do të lançonte disa versione këtë vit, 12, 12 Max, 12 Pro dhe 12 Pro Max, por nuk dihet ende sa e vërtetë është.


Sipas analistit të Yuanta Investment Consulting, Jeff Pu çmimet e iPhone 12 do të fillojnë nga 749 dollarë, pak më të larta se çmimet e iPhone 11, i cili e kishte çmimin fillestar 699 dollarë.


Etiketa: ,

Pas