Aktualitet

Shtyhet dërgesa e vaksinave Pfizer – Mbi 15 mijë doza mbërrijnë të martën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:01 - 01/03/21 |
mapo.al

15,210 doza vaksinash Pfizer do të mbërrijnë jo sot, sikundër ishte lajmëruar, por mbrëmjen e ditës së martë.






Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë.


“Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë”, – komunikon MSH-ja.





Kjo është doza e katërt që pritet të sigurojë Shqipëria në luftën kundër pandemisë Covid-19.  Ndërkohë, pritet që në dy javët e para të marsit të sigurohen vaksina nga kompania britanike Astrazeneca.



Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:



Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informon se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë ditën e martë në Shqipëri. Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim lidhur me mbërritjen e vaksinave në vendin tonë ndërkohë që informon qytetarët se procesi i vaksinimeve po vijon sipas planit ne qendrat e vaksinimit te përqëndruar, me vaksinimin e personelit shëndetësor dhe grupmoshën +80 vjeç, sipas fashave të përcaktuara.

 

1


Etiketa: , ,

Pas