Udhëtimi i kryeministrit të Kosovës drejt Gjykatës në Hagë, është shtyrë për disa orë. Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim i Qeverisë.
“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines”- thuhet në njoftimin për mediat.
Fluturimi i Ramush Haradinajt për në Holandë ishte parashikuar të ndodhte në orën 12:30.
Lexo edhe: