Aktualitet

Shtyhet mbledhja e Komisionit të Jashtëm, çfarë pritet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:04 - 27/09/21 |
mapo.al

Kuvendi ka shtyrë mbledhjen e Komisionit të Jashtëm të parashikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në orën 10:00.






Deputetët e Partisë Demokratike kishin deklaruar se do të ishin fizikisht në komision pavarësisht se mbledhja ishte njoftuar online.


Tashmë mbledhja pritet nesër në orën 13:30.







“Pas nje konsultimi me Ministrine per Evropen dhe Punet e Jashtme dhe ne pamundesi te presenzes fizike te disa prej diplomateve qe jane propozuar per te marre detyren e ambasadorit, mbledhja e Komisionit per Politiken e Jashtme do te zhvillohet online diten e marte ne oren 14.00 (me qellim qe te perputhet edhe me orarin e ambasadoreve qe ndodhen ne SHBA). Mbledhja per konstituimin e Komisionit do te realizohet po te marten, ne daten 28 shtator 2021, ne oren 13.30”, thuhet në njoftim.




Maxhoranca kërkon komisione online për shkak të pandemisë, ndërsa PD është kundër duke deklaruar se deputetët e vaksinuar nuk përbëjnë rrezik për përhapjen e COVID.



9


Etiketa: ,

Pas