Ditën e sotme ishte parashikuar seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. I shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia në orën 09:00 ka mbërritur në gjykatën e Krimeve të Rënda për seancën e radhës.
Tahiri akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.
Mirëpo seanca e sotme është shtyrë për në datën 17 korrik, pasi prokura e të pandehurit Gjergj Kohila për avokatin ishte e parregullt.
Kohina në prokurë nuk specifikon dijeninë për seancën. Ai ka autorizuar avokaten për përfaqësim.
Gjatë seancës janë dërguar prokura edhe nga Jaeld Çela dhe Sokol Bode.
Bëhet me dije se gjatë seancës te Krimet e Rënda, ish-ministri Tahiri nuk ka dhënë asnjë deklaratë, ndërkohë që jashtë Krimeve të Rënda tha për mediat se i vjen vërtet keq që seanca u shty prapë dhe se do vijoj të kërkoj një gjyq sa më të shpejtë.
“Shqipëria po ecën përpara, vetëm gjyqi im ka ngecur”, ka thënë Tahiri në fund të seancës.