Saturday, June 25, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Shtyhet seanca për shqyrtimin e dosjes së ish-kryeprokurorit Llala

by mapo.al
09/07/2020
in Aktualitet
0

Shtyhet për në nëntor seanca e radhës për shqyrtimin e dosjes së ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e avokatit të tij për disa hetime shtesë. Ndërkohë, GJKKO i kërkoi Prokurorisë verifikime shtesë lidhur me këtë dosje.

Ish-prokurori Adriatik Llalla, akuzohet nga SPAK për veprën penale të mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurisë.

Ndryshe nga hera e parë, ku seanca u shty me kërkesë të avokatit mbrojtës të Lallës për t’u njohur me dosjen, në seancën e të premtes nuk ka qenë e pranishme gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka.

Sipas SPAK-ut, ish-kryeprokurori Llalla ka kryer tre herë veprën penale të mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë. Akuza e ngritur sipas nenit 257/a, parashikon dënime nga gjobë deri në 3 vjet burg.

Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar dhe u zëvendësua nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Më pas, dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm.

Në një njoftim për shtyp të atëhershëm, Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur se Llallës iu vendosën nën sekuestro një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 22 mijë metrash katrorë në periferi të Tiranës.

Megjithatë, akuzat u rrudhën dhe SPAK njoftoi të më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tri herë.

Tags: dosjaLlallaseancashtyhet

JU SUGJEROJME

Identifikohen dy shqiptarët që u gjetën të plagosur në mes të rrugës në Itali
Aktualitet

Mbushi vezët plastike me kokainë, pranga të riun shqiptar në Itali

25/06/2022
Lufta nuk pengon dot dashurinë, martesat vazhdojnë në Ukrainë
Bota

Lufta nuk pengon dot dashurinë, martesat vazhdojnë në Ukrainë

25/06/2022
Dy të rinjtë bien nga lartësia, dërgohen në spital me urgjencë
Aktualitet

Helmohen 5 vajza në Vlorë, kishin drekuar në zonën e Radhimës

25/06/2022
VOA: Si po i përdor Rusia grupet neo-naziste për të përhapur kaos
Arkiva 2

VOA: Si po i përdor Rusia grupet neo-naziste për të përhapur kaos

25/06/2022
Next Post
25 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, Kruja vatra kryesore

OSHEE e Përmetit kthehet në vatër koronavirusi, punonjësja infekton djalin dhe babain

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Broja mund të përfundojë në një ekip me Ronaldon
  • Mbushi vezët plastike me kokainë, pranga të riun shqiptar në Itali
  • Lufta nuk pengon dot dashurinë, martesat vazhdojnë në Ukrainë
  • Helmohen 5 vajza në Vlorë, kishin drekuar në zonën e Radhimës
  • Berisha i shqetësuar: Po lirohen vrasësit, nuk ka kush t’i hetojë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In