Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për në 29 korrik seancën ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.
Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatit Sokol Hazizaj dhe kërkesa e Llallës për mosvijimin e gjyqit pa mbrojtës. Për shkak të mungesës së pajustifikuar gjykata gjobiti me 20 mijë lekë avokatin.
Llalla u dënua më 20 maj me 2 vite burg dhe me 5 vite heqje e të drejtës për të kandiduar në funksione publike.
Gjithashtu, Gjykata vendosi për sekuestrimin e mbi 20 mijë metra katrorë tokë në pronësi të ish-kryeprokurorit dhe një apartamenti në Durrës.
Sipas Gjykatës, Adriatik Llalla nuk ka pasur burime të ligjshme.