Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Shkak është bërë pretendimi i avokatëve se nuk janë njohur në kohë me provat.
Seanca e radhës ndaj Arbër Paplekajt, dy ish-zv.drejtorëve të policisë së Elbasanit, Niko Palla dhe Albert Nushi, si dhe për gjashtë efektivët e forcave Shqiponja, është caktuar të mërkurën, më 28 shtator.
Kjo ishte seanca e tretë që mbahej për dërgimin në gjykim të dosjes “Xhuvani”. Dy seancat e mëparshme janë shtyrë për mungesë të një prej avokatëve të palëve dhe për njohjen e më shumë akteve nga ana e prokurorisë.
Vrasja në Elbasan, që ndodhi pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021, shkaktoi reagime të shumta dhe akuza të ndërsjella nga ana e politikës.