Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, konsiderohet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Palermos në Serinë B. Ai ishte i pranishëm në stadium në ndeshjen me Çitadelën dhe kjo gjë ka shtuar zërat që ai të jetë pasuesi i Bruno Tedinos, që rrezikon shumë të shkarkohet.
Presidenti Mauricio Zamparini kërkon të bëjë ndryshimin në stol për t’i dhënë skuadrës një shtysë të fortë dhe duket se ka piketuar pikërisht De Biazin, i cili për “Mediagol.it” ka thënë:
“Nuk ka shumë për të sqaruar. Isha në “Tombolato” për të parë ndeshjen Çitadela-Palermo, sepse kur jam në shtëpi, në Udine ose në Padova, shkoj gjithmonë në stadium. Nuk kam pasur asnjë kontakt me Palermon. Ju siguroj se nuk ka asgjë në këtë mes. Në mëngjes kam folur në telefon me Bruno Tedinon, i kam folur me shumë dashamirësi për situatën dhe ai e ka kuptuar shumë mirë.
Isha i detyruar ta bëja, sepse çfarë nuk kam lexuar. Kam një raport të mirë me të dhe bëj tifo për të. Shpresoj që ta ngjitë Palermon në Serinë A. Jam një person i pastër dhe them gjithmonë të vërtetën.” Vipsport.al