Sport

Shtypi italian i bën elozhe Malkuit, forma e francezit tremb Elseid Hysajn







               Publikuar në : 19:16 - 27/09/18 |
mapo.al

Në ndeshjen e fundit me Parmën, ku Napoli fitoi pastër, 3-0, trajneri Karlo Ançeloti preferoi të linte pushim Elseid Hysajn dhe në vend të tij të aktivizonte francezin Malkuit, që në fakt u paraqit mjaft mirë.


Shtypi italian e ka vlerësuar me nota pozitive lojën e mbrojtësit të djathtë, që erdhi gjatë merkatos së verës dhe që ndryshe nga Hysaj, ka bërë mirë në lojën sulmuese, duke hedhur më shumë topa të rrezikshëm në zonën kundërshtare.

Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, tashmë duhet të shqetësohet, sepse ka një konkurrent të fortë për postin e titullarit te Napoli. Ndoshta Malkuit nuk mbron aq sa shkodrani, por dihet që trajnerit Ançeloti i pëlqejnë më shumë anësorët që shtyjnë përpara.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas