Aktualitet

Shtyrja e negociatave, Bardhi: Në tetor Rama s’do jetë kryeministër






               Publikuar në : 19:21 - 18/06/19 |
mapo.al

“I vetmi lajm i mirë për negociatat, në tetor Edi Rama nuk do të jetë kryeministër!” Kështu shprehet Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, duke iu referuar mbledhjes së Këshillit Europian i cili nuk mori një vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe reagimit të kryeministrit Edi Rama. Bardhi thotë se i vetmi lajm i mirë nga negociatat është se Edi Rama nuk do jetë kryeministër në muajin tetor, kur BE të marrë vendimin.


Reagimi
Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë që një lajm të keq për vendin e quan lajm pozitiv, duke thyer edhe rekordin e një viti më parë, kur gënjeu shqiptarët se negociatat u hapën.

Shtyrja e vendimit të Bashkimit Europian për nisjen e negociatave me Shqipërinë për të tretën herë me rradhë, nuk ka asgjë pozitive. Edi Rama e di shumë mirë se, nëse ai do të vazhdojë të jetë në krye të vendit, dera e Europës për shqiptarët, do të qendrojë e mbyllur.

Europianët nuk pranojnë në familjen e tyre një hajdut votash si Edi Rama, një hajdut taksash si Edi Rama, një hajdut pasurish kombëtare si Edi Rama.

Me zgjedhje të vjedhura në pakt me krimin dhe me korrupsion të frikshëm si ky i qeverisë së Edi Ramës, vendi ynë do të mbetet i izoluar, i fundit për nga ekonomia, i fundit për nga zhvillimi.

I vetmi lajm i mirë në këtë histori 6 vjeçare mashtrimesh dhe vjedhjesh të Edi Ramës, është se në tetor, kur Europa të vendosë për ne, ai nuk do të jetë më kryeministër dhe Shqipëria do të ketë hyrë në rrugën e duhur për nisjen e negociatave të anëtarësimit, duke siguruar hapin e parë për Shqipërinë si gjithë Europa – zgjedhjet e lira e të ndershme.

LEXO EDHE:

S’ka negociata me Shqipërinë këtë verë, Hahn: Vendimi në tetor

BE nuk çeli negociatat me Shqipërinë, Rama sulmon opozitën


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas