Aktualitet

Shtyrja e zgjedhjeve në universitete, reagon Mynyr Koni





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:43 - 08/05/20 |
mapo.al

Pa vendimit të ministres së Arsimit për shtyrjen e zgjedhje ne universitete, reagon edhe rekruti i Universitetit të Tiranës , Mynyr Koni.


Koni, përmes një reagimi në Facebook shpreh falënderimin e tij për këtë veprim dhe siguron që do të procesi zgjedhor që do të zhvillohet do të përmbushë të gjitha parimet kushtetuese.


Si Rektor i Universitetit të Tiranës, shpreh falenderimet dhe njëkohësisht përgëzimet e mia, për Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për nxjerrjen e Urdhrit nr. 108 datë 08.05.2020,me të cilin, shtyhet data e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e Covid 19.


Pas përcaktimit të datave nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për hapjen e procesit zgjedhor dhe datës së zhvillimit të zgjedhjeve, ju siguroj se autoritetet dhe organet drejtuese të Universitetit të Tiranës, do të vijojnë në mënyrë të menjëhershme me përgatitjen e zgjedhjeve, me qëllim zhvillimin e tyre sipas të gjitha hapave dhe procedurave ligjore, të përcaktuara në Rregulloren e Zgjedhjeve.


Procesi zgjedhor që do të zhvillohet në Universitetin e Tiranës, do të përmbushë të gjitha parimet kushtetuese; do të zbatojë ligjin e arsimit të lartë 80/2015 dhe të gjitha aktet nënligjore në fuqi; do të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës”, – thotë Mynyr Koni.

 

LEXO EDHE:

Ministrja e Arsimit Besa Shahini shtyn zgjedhjet në Universitete


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas