Sport

Shtyu anësorin, Serie A zbulon dënimin për Franck Ribery





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:17 - 28/10/19 |
mapo.al

Tre ndeshje pezullim.


Është ky vendimi i marrë kundrejt Franck Ribery, sulmuesit të Fiorentinës, i cili nuk u kursye aspak ndaj gjyqtarit anësor, Passati, duke e shtyrë.



Ngjarja ndodhi në fundin e takimit mes Fiorentinës dhe Lazios, e fituar nga kryeqytetasit me rezultatin 2-1.


Ish-sulmuesi i Bayern Munich kërkoi llogari te anësori për një faull të padhënë gjatë momentit të golit të fitores së kryeqytetasve, shënuar nga Ciro Immobile.

Pas këtij pezullimi, Ribery nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë skuadrën për ndeshjet ndaj Sassuolës, Parmës dhe Cagliarit. Ai pritet të rikthehet më 24 nëntor.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas