Wednesday, February 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Shuhen tragjikisht në aksident modelja shqiptare dhe i dashuri i saj

by ro ot
15/10/2019
in Aktualitet, ShowBizz
0

Një çift ka mbetur i vdekur, pasi motori me të cilin po udhëtonin shpërtheu në flakë në rrugën Acqua Vergine të Romës, pas përplasjes me një Mercedes që drejtohej nga 34-vjeçar me origjinë rumune.

Stella Vasilika Kerxhalli, 31 vjeç, me origjinë shqiptare, por që prej vitesh jetonte në Romë ka vdekur gjatë rrugës për në spitalin “Tor Vergata”, duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra. Ndërsa i dashuri i saj Christian Milo, 30 vjeç dhe fotograf ndërkombëtar i modës, gjeti vdekjen e menjëhershme.



Siç raportojnë mediat italiane, ata ishin njohur gjatë një seti fotografik, 7 vite më parë. Në atë kohë, Stella ishte një modele dhe që nga momenti që e kishte parë, Chris nuk kishte mundur t’i hiqte dot sytë prej saj.

“Ata ishin shumë të dashuruar. Kishin shkuar për të jetuar bashkë në ‘Giardinetti’, kishin blerë një shtëpi dhe kishin filluar planet për martesë. Nuk mund ta besoj është një makth. Unë humbas një koleg, një mik dhe një vëlla. Ai ishte personi i parë që takova në akademi, dhe që atëherë kemi shkuar përpara së bashku. Ai bënte fotot dhe unë videot. Të mërkurën ne e kishim lënë të takoheshim së bashku”, tregon Giuseppe Torcaso, një bashkëpunëtor i ngushtë i Christian.

Chris ishte në kulmin e karrierës, ai sapo kishte arritur edhe bashkëpunimin me markat më të njohura. Së bashku me të dashurën e tij Stella, ata krijuan një studio fotografie “Wallnut”, duke u kujdesur vetë për çdo detaj dhe ajo ishte shumë e kërkuar nga profesionistët e këtij sektori.

Christian kishte studiuar në “Akademinë e  Kinemasë”, në Romë dhe miqtë e tij shprehen se: Chris ishte një artist i madh me një karrierë të jashtëzakonshme përpara.

Stella Vasilika është shqiptare, por gjatë viteve të shkollës në Itali, ajo është birësuar nga një familje romane. E kishte lënë pas karrierën e modelimit për të studiuar arkitekturë derisa u njoh me Chris. Ajo ishte gjithmonë pranë tij dhe e ndihmonte për gjithçka.

“Sy të mëdhenj blu, flokë të gjatë, por Vasilika nuk ishte vetëm e bukur. Ajo ishte edhe një vajzë e ëmbël, e shndritshme si një yll”, shprehet Alice, një nga shoqet e saj.

Familjarët dhe miqtë janë pa fjalë dhe nuk munden dot të përshkruajnë tragjedinë që ka ndodhur.

Prindërit e Christian ishin me pushime kur mësuan për ngjarjen e ndodhur. Motra e tij e tronditur shprehet se pavarësisht se nuk dihet si ka ndodhur aksidenti, Chris dhe Stella nuk janë më.

Drejtuesi i mjetit Mercedes me të cilin ndodhi përplasja nuk ka mbetur i lënduar, por është shoqëruar nga policia për të kryer testin e alkoolit dhe drogës. Siç bëhet e ditur nga të dhënat paraprake, ai kishte qëndruar për t’iu dhënë ndihmën e parë./A.E/

Tags: aksidentmodele shqiptare

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Berisha: Rama dhe Tahiri, krime kundër njerëzimit në Lazarat
Aktualitet

Berisha: Fatkeqësia e vërtetë e Shqipërisë është Edi Rama, përveç Facebook-ut të tij, nuk ka funksionuar asgjë

23/01/2023
Next Post
Cilët janë huliganët bullgarë që ndërprenë ndeshjen me Anglinë

Cilët janë huliganët bullgarë që ndërprenë ndeshjen me Anglinë

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In