Ndërroi jetë Sergio Gonella, ish-arbitri ndërkombëtar që drejtoi finalen e Kupës së Botës të vitit 1978, luajtur në Argjentinë.
Gonella, një prej emrave të njohur të arbitrimit italian dhe botëror, ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare.
Nga viti 1998 deri në vitin 2000 ai ishte presidenti i shoqatës së arbitrave italianë.
Njoftimi është dhënë nga shoqata e arbitrave italianë në një postim në Twitter, ku shpreh dhe ngushëlimet për familjen.