Aktualitet

Shuhet kirurgu i njohur Flamur Tartari, Meta mesazh ngushëllimi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:36 - 24/10/18 |
mapo.al

U nda sot nga jeta në mënyrë të papritur mjeku dhe kirurgu i njohur Flamur Tartari, në moshën 75-vjeçare. Tartari ka pasur 52-vjet në profesion, ndërsa njihet ndryshe si ‘bisturia e artë’ e mjekësisë shqiptare.


Tartari ka qenë dhe Kryetar i Shoqatës së Urologëve të Shqipërisë dhe punonjës në një nga spitalet private në kryeqytet.


Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve për ndarjen nga jeta të kirurgut Flamur Tartari.



Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta ngushëlloi familjen e mjekut, ndërsa shtoi se Tartari ia kushtoi gjithë jetën detyrës fisnike.


Mesazhi i Presidentit Ilir Meta:


“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të mjekut të shquar dhe të devotshëm, kirurgut Flamur Tartari, intelektualit aktiv dhe të pashkëputur për asnjë çast nga detyra fisnike së cilës i kushtoi gjithë jetën, me humanizëm, modesti e dashuri.

Kontributi i tij në fushën e mjekësisë spikat dhe me botimin e një sërë veprave të rëndësishme kushtuar shkencës së urologjisë dhe njerëzve të shquar të humanizmit dhe të mjekësisë shqiptare.

Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë për humbjen e këtij mjeku të veçantë, i përcjell ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve dhe të afërmëve të tij e njëkohësisht gjithë bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të të ndjerit Tartari.

Iu prehtë shpirti në paqe!”


Etiketa: , , ,

Pas