Aktualitet

Shuhet mjeshtri shkodran i atletikës, Vildan Tufi







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:48 - 18/10/20 |
mapo.al

Ndahet nga jeta mjeshtri i atletikës shkodrane, ish-trajneri i Vllaznisë, Vildan Tufi. Ai ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.


Vildan Tufi ka lindur në Shkodër më 14 prill 1945 dhe jetën e tij ia ka përkushtuar atletikës. Nga duart e tij kanë dalë shumë kampionë dhe rekordmenë, por tre prej tyre spikasin në veçanti pasi janë nderuar me tituj të lartë.


Profesor Tufi ka stërvitur Vera Bregun, një sportiste e cila ka vendosur rekorde që ende nuk janë thyer në garën e kërcimit së gjati me 6.53 metra dhe në trehapësh me 13.51 metra. Pjesmarrëse në Lojërat Olimpike në vitin 1996 në Atlanta të SHBA-së. Po ashtu, dy herë kampione Ballkani dhe fituese e shumë e shumë medaljeve në gara ndërkombëtare.



Pas saj ka stërvitur edhe Arbana Xhani, 20 vite kampione absolute në garat e shpejtësisë, 100 dhe 200 metra si dhe stafetë. Edhe ajo fituese e disa medaljeve në arenën ndërkombëtare.


Ndërkohë që kampioni i madh i tretë është Izmir Smajlaj me të cilin arriti madje të shpallej edhe Kampion Europe.


Ne plan kishte qe me sportisten Erisa Rrasa te arrinte te tjera suksese dhe te shkonte serish ne Olimpiade, por kete here planet mbeten pergjysem.

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, me anë të një mesazhi ngushëllimi në Facebook, e ka cilësuar ndarjen e tij nga jeta një humbje të madhe për sportin shqiptar.

“Sapo mësova një lajm të trishtueshëm, Profesor Vildan Tufi, është ndarë nga jeta! Një humbje e madhe për sportin shkodran e shqiptar, për atletikën shkodrane e shqiptare. Trajner i palodhur i kampionëve, edukator shembullor dhe prind e familjar si ai. E prisnim të gjithë që të kthehej në pistat e atletikës, e prisnim që të fitonte betejen me sëmundjen e rëndë! Fatkeqësisht nuk ia doli, për tu larguar nga kjo jetë vetëm fizikisht. Profesor Vildan Tufi do te jetojë përmes kampionëve të panumërt që stërviti, titujve e medaljeve që përmes punës së tij, i solli në Shkodër.Pushofsh në paqe Profesor Vili!Do të na mungosh!“, shkruan Voltana Ademi.


Etiketa: ,

Pas