John Hume, fitues i çmimit Nobel për Paqe për rolin e tij në pajtimin në Irlandën e Veriut, ka ndërruar jetë sot në moshën 83-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur familja e tij.
Ish-liderit katolik nacionalist iu dha çmim Nobel për Paqe në vitin 1998 së bashku me liderin protestant të Partisë Unionist Ulster, David Trimble, në njohje të përpjekjeve të tyre për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për 30 vitet e “Trazirave” që shkaktuan më shumë se 3 500 të vdekur.