Aktualitet

Shuhet në moshën 84-vjeçare violonçelisti Gjovalin Lazri





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:02 - 08/07/20 |
mapo.al

Gjovalin Lazri, talenti i muzikës në violonçel dhe profesor i shquar, u shua sot në moshën 84- vjeçare. Vetëm 11 ditë më parë Lazri u dekorua nga Presidenti Ilir Meta me titullin ‘’Mjeshtër i Madh’’, titull të cilin e tërhoqi i biri, pasi ai e kishte të pamundur prej sëmundjes së rëndë.


Kush ishte Gjovalin Lazri?


Gjovalin Tish Lazri lindi në Shkodër më 13 tetor 1936. Në vitin 1950 -1958 ndjek Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë me Profesor Boris Skabllov, Matej Guralumi dhe Ymer Skendëri.


Në vitin 1959 fillon studimet e larta në Akademinë e Muzikës dhe Arteve në Pragë.


Më pas ka punuar si mësues violonçeli dhe zv/Drejtor Artistik i Shkollës se Mesme Artistike “Jordan Misja”, në Tiranë.

Gjatë këtyre viteve , Lazri ka përgatitur breza të tërë artistësh violonçelist, si dhe ka debutuar vetë si solist.

Ndër vite ka botuar artikuj, metoda, dhe studime profesionale ne fushën e artit dhe te kulturës.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas