Aktualitet

Shuhet nga koronavirusi mjeku i Spitalit të Dibrës (EMRI)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:35 - 24/11/20 |
mapo.al

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku shqiptar.



Ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm mjeku Ibrahim Kaziu, i cili shërbeu për dekada në Spitalin e Dibrës.


Lajmi i hidhur bëhet i ditur nga një mesazh në “Facebook” nga ky spital, ku thuhet se “Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor”. 




“U prehsh në paqe dr. Ibrahimi😢 Nje jete ne sherbim te popullit👨‍⚕️ Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues teknik ne Spitalin Dibër. Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. Te trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot. Ngushëllime familjes për humbjen e rëndë!”



1



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas