Kur Partia Demokratike nisi të denoncojë ato që i quan lidhje të qeverisë me bandën e Emiliano Shullazit, në asnjë deklaratë nuk përmendej emri i këtij të fundit.
Një ditë më parë, demokratët e cituan me emër Shullazin si të lidhur me Edi Ramën dhe Saimir Tahirin.
Në mbrëmje, kryetari i PD, Lulzim Basha ishte më i zëshëm në akuzat e tij, në një intervistë televizive.
Por sot, në një deklaratë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, lë të kuptohet se Shullazi ka kërcënuar opozitën dhe kryetarin e PD.
“Partia Demokratike, publikisht, në sytë e të gjithë qytetarëve të paralajmëron, se ti Edi Rama je dhe do të mbahesh drejtpërdrejt përgjegjës për kërcënimet që ky bandit i bën opozitës dhe kryetarit të opozitës. Nuk ka tjetër përgjegjës vec teje, dhe të sigurojmë se këtë përgjegjësi do ta mbash deri në fund,” tha Ristani.
Reagon policia:
Rreth orës 14:30 ka reaguar edhe Policia e Shtetit në lidhje me deklaratën e bërë nga Ristani për kërcënime ndaj kreut të PD-së, nga ana e Emiljano Shullazit.
“Ne nuk kemi dijeni për këto kërcënime dhe informacionet i morën nga deklarata e PD. Ne do të hetojmë në lidhje me këtë fakt”, kanë bërë të ditur burime zyrtare nga policia.
Oooouuu, po dhiheni ne breke nga friga.