Aktualitet

Shumë afër ngritjes së SPAK, Ambasada amerikane bën një rikujtesë






               Publikuar në : 09:41 - 03/09/19 |
mapo.alm

“Reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit”. Ky është mesazhi i Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila prej kohësh vijon me publikimin e videove informuese ku tregon se ku do të kalojë ky proces.


Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada ka publikuar videon e plotë me shpjegime për institucionet e reja, për procesin e vettingut, që nga reforma në drejtësi, Gjykatën Kushtetuese, krijimi i SPAK dhe BKH.



“Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Gjatë javëve të kaluara, postuam një seri videosh informuese për të shpjeguar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. Keni humbur njërën prej videove tona? Këtu mund të shikoni serinë e plotë mbi Reformën në Drejtësi, Rivlerësimin, Gjykatën Kushtetuese, SPAK dhe BKH.”-thuhet në sqarimin e Ambasadës.

Lexo edhe: 

SPAK do hetojë zyrtarët e lartë, Ambasada Amerikane publikon videon

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas