Aktualitet

Shtyhet seanca për “Unazën e Re”, Balliu: Dje ndërruan prokurorin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:57 - 01/07/20 |
mapo.al

Ndërrimi i prokurorit vetëm 24 orë para mbajtjes së seancës ka shtyrë sërish gjyqin në Gjykatën e Tiranës ndaj ish-deputetit Klevis Balliu dhe banorëve të Unazës së Re.


Para gjykatës, Balliu tha se shtyrja e gjyqit u kërkua prej tyre pasi prokurori ishte i gatshëm të vazhdonte edhe pse ishte njohur rishtazi me dosjen në ngarkim të tyre.


“Prokurori i ardhur sot, të gjithë dokumentacionet tona ja kishin dhënë dje. Pavarësisht kësaj ai ishte gati të vazhdonte. Qartazi Prokuroria nuk ka nevojë të lexojë provat pasi urdhrat për akuza ndaj qytetarëve dhe deputetëve të opozitës i merr nga partia. Është absurde të ndërrosh prokurorin 24 orë para seancës. U vendos me kërkesën tonë që të shtyhet seanca. Më shumë deklarata ne si opozitë, apo dhe banorët e Unazës, kemi dhënë nga dyert e gjykatave sesa në emisione. Pavarësisht se vjedhjet i bën qeveria, afera e Unazës u vërtetua si e tillë, në gjykata mbeten banorët, përfaqësuesit e opozitës. Shumë kolegë të mi janë për çështje të tilla. Në vend të arrestohen ata njerëz që vjedhin miliona euro, arrestohen dhe futen në burgje banorët e Unazës së Re. Sot pas 2 vjet e gjysmë nuk kemi asnjë të arrestuar për megaaferën 40 milion euroshe”, u shpreh ish-deputeti i PD.

Lexo edhe :  Basha tjetër thirrje Ramës: Nuk mposhtet Pandemia pa plan, hap spitalet rajonale


I pyetur se ku ka ngecur procesi, Balliu tha se pushteti kërkon t’i mbajë në presion banorët e Unazës dhe përfaqësuesit e opozitës.


“Duan të mbajnë nën presion banorët e Unazës dhe përfaqësuesit e opozitës. Këta sollën policinë në 7 të mëngjesit te shtëpia ime dhe këtu ndërrojnë prokurorin qëllimisht për të shtyrë seancën, e gjitha ka të bëjë me presionin. Pas gjysmë ore janë 10 banorë të seancës që kanë gjyq për të njëjtën protestë. Akuzohen se kanë protestuar. Nuk merret leje te policia por njoftohet. Kemi të bëjmë me një sistem hajdutërie ku qytetarët të cilët vidhen që të mos flasin u bëhet presion se do të futen në burg. Limitet duhet të jenë drejt qeverië, por ajo nuk jep llogari gjëkundi”.


Balliu shpresën nuk e ka te drejtësia por te zgjedhjet e ardhshme.

“U bëj thirrje çdo qytertari të vazhdojmë sëbashku përpara, zgjedhjet po trokasin. Të jeni të bindur se të gjithë bashkë do ti fitojmë këto zgjedhje për të rikthyer normalitetin në Shqipëri dhe për të larguar këtë organizatë kriminale që quhet Rilindje”.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas