Kronika

Shtyhet sërish seanca për Tahirin, gjyqtari kërkon dy ditë kohë të njihet me dosjen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:47 - 24/06/20 |
mapo.al

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shtyn për në datën 26 qershor, dhënien e vendimit për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policise së Vlorës, Jaeld Çela.


Në sallën e gjyqit ishin edhe përfaqësues të ambasadës amerikane për t’u njohur me vendimin e trupës gjykuese, me një gjyqtar të ri, Dhimitër Lara, për shkak të shkarkimit nga vetingu të gjyqtares Nure Dreni. Dhimiter Lara deklaroi në seancë se ishte njohur me aktet. Më pas trupi gjykues u tërhoq dhe vendosi të shtyjë dhënien e vendimit më datë 26 qershor në orën 13:00.


Në nisje të seancës, në dukje i qetë dhe i buzëqeshur Tahiri u përgjigj me batutë, teksa gazetarët i kërkonin prononcim: “Kështu e hanë të gjithë“.



Ish-ministri i Brendshëm shoqërohej nga avokati i tij Maks Haxhia.

Rreth 6 muaj më parë Jaeld Cela dhe ish-ministri Sajmir Tahiri u shpallën fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shpërdorim detyre, ndërkohë që prokuroria kërkoi dënimin për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Për Saimir Tahirin dënimi i Shkallës së Parë u konvertua në 3.5 vite ne shërbim prove, ndërsa Jaeld Çela u dënua me 5 vite burg.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas