Aktualitet

Si 2+2=4








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:00 - 19/09/20 |
Nga Zef Zefi

1. Nga martesa e panatyrshme e socializmës me nacionalizmin, botës i lindën dy përbindësha. Fashizmi dhe nazizmi.


Një Luftë e tmerrshme Botërore që në fund i la botës 20 milionë të vdekur. Gjithashtu, solli në skenë një Proces Gjyqësor për hierarkinë e lartë të Fashizmit dhe Nazizmit.


2. Martesa e socializmës me Leninizmin lindi përbindëshin tjetër. Bolshevizmin.



Bolshevizmi i dha Botës 100 milionë viktima. Pesë herë më shumë se dy socializmat… paraardhës.


Nuk ndodhi asnjë “Nurenberg” siç u bë për nacional-socialistët. Hierarkia dhe nomenklatura e lartë e bolshevizmit që i shkaktoi pesë herë më shumë viktima se fashizmi, përveç persekutimeve që shkon mbi 200 milionë, nuk iu nënshtrua asnjë “Nurenbergu”.


3. Martesa aktuale e socializmës me kapitalin kozmopolit dhe apolid ka sjellë në botë një krijesë tjetër. Nuk është foshnjë as fëmijë, po një adoleshent. Mendimtarët e botës së avancuar kanë filluar të preokupohen seriozisht.

“Këlyshi” me gjuhën trandy “neoliberizëm” jo vetëm që ka të njëjtat gjene (nga mamaja, pra socializmën) me sivëllezërit-përbindësha e gjakësorë; fashizmin, nazizmin dhe bolshoj-izmën, po ka filluar të manifestojë të njëjtat shenja histerike e gjakësore, totalitare dhe monoideologjike.

Ka filluar t’u kërleshet popujve, ndërsa mendimi filozofik, borgjez dhe një pjesë e popullit që nuk i pi pilulat e monopropagandës, si gjithmonë i ngadaltë në “razio” d.m.th. arsyetime, kanë filluar të shqetësohen për këtë krijesë që premton e po sajon sherre e anomali…akoma të paprovuara.

Lexo edhe :  Realitete të Luftës së Dytë Botërore në Kukës, lufta me pushtuesin gjerman qershor-shtator 1944

Thuhet se në vend të lodrave si plumbi i nxehtë, bombat dhe raketat, ky fabrikon armë të ftohta dhe bio…

Ne albanezët e kemi një gjysmë fat, krahasuar me popujt e tjerë që nuk u thuhet kështu shqeto: kemi konfirmimin me zë dhe me shkrim të liderit të fundit bolshevik sh. Ramiz Alia: “… Ne, Komunistët Reformatorë”, do të zbatojmë Strategjinë tonë në Ekonomi, sipas së cilës Kapitalistët dhe Pronarët e Ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe Njerëzit Tanë. Me këtë strategji, brenda dy-tri legjislaturave, do të arrijmë që nga Klasa Komuniste të krijojmë Klasën Kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në Pushtetin Politik të së Ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim Vetë.

Mjaft me e lexu. Liderët e thonë ndonjëherë të vërtetën, sidomos kur flasin në rrethe te ngushta.

(Sugjerim: Le ta zbërthejmë me një “konspekt” lakonik dy fjalish, këtë copëz nga mendimi “shkencor” i shokut Ramiz; Gjysma e popullit që është vrarë copëtuar e dhunuar për simpati, mendime borgjeze e kapitaliste, duhet shtypur prapë, duhet vrarë e rrënuar, por jo më për të njëjtat shkaqe… Apo jo).


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas