Regjisori Eduart Grishaj tha në një intervistë për “Euronews” se, është e vështirë të kesh në një film si aktore Arbana Osmanin, pasi bën shumë dubla.
“Nuk ishte e lehtë fare për të punuar me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është edhe aq. Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla”, u shpreh Eduarti.
Ndërkohë që, pas deklaratës së tij ka reaguar menjëherë moderatorja.
“Ah s’ke faj ti”, ka shkruar moderatorja në një Instastory.