Bota po hyn në një fazë të panjohur dhe të paqëndrueshme. Shkencëtarët sa më shumë kalon koha dhe aq më të sigurtë janë që kërcënimi i pandemisë së COVID19 do vazhdoj të zgjasi, ndoshta dhe për vite të tjera. Ekonomia globale është drejt një rënieje të lirë që mund të krahasohet me kohën e Depresionit të Madh.
Me zinxhirat furnizues që po shkatërrohen, furnizimet ushqimore që po vijnë duke u ulur dhe çmimet që po vijnë duke u rritur, këmbanat e alarmit kanë filluar të bien. Kjo gjë jo vetëm që do sjelli rritje të numrit të papunësisë dhe pasigurisë ushqimore, por shumë shpejt mund të shndërrohet dhe në paqëndrueshmërinë politike të vendeve dhe përshkallëzim të dhunës.
Ndërkohë që disa forma të krimit kanë filluar të forcohen, tensionet kanë filluar të shfaqen në të gjithë botën dhe jo vetëm në zonat e luftës. Protestat kanë filluar,disa prej tyre dhe të dhunshme nga Brazili, India, Europë, Malawi dhe në Afrikën e Jugut. Gjithashtu dhe dhuna policore ka ardhur duke u rritur nga Kenya deri në Filipine.
Kjo brishtësi nuk është shfaqur vetëm në vendet e varfëra por dhe në ato qytete më të organizuara dhe të fuqishme ekonomike, ku Jelek Verdhët kanë rifilluar protestat në Paris, ndërsa protestues të armatosur kanë marshuar nëpër rrugët e Amerikës duke kundërshtuar izolimin nëpër shtëpi.
Bashkëpunimi ndërkombëtar për ndalimin e pandemisë nuk po funksionon.Sekretari i Përgjitshëm i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar një armëpushim global, ulje në krimet seksuale dhe dhunën shtëpiake, dhe ka shpalosur një plan në mënyrë që të parandalohen pasojat fatale të kësaj pandemie. Shumica e fuqive të mëdha nuk kanë bashkëpunuar mjaftueshëm dhe në kohë.
Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur për të diskutuar COVID19 deri në ditën e 100 të pandemisë, dhe më vonë dështoj duke mos nxjerrur dot një konkluzion të saktë sesi mund të dilet nga kjo krizë. G20 dhe G7 duhet akoma të vendosin një plan të mirëstudiuar për përgigjen ndaj ksaj pandemie dhe rimëkëmbjen pas saj.
Thirrjet nga Banka Botërore dhe IMF për lehtësim të borxhit dhe emetimin e parasë për vendet me ekonomi të ulët janë kritike, por duhet të zbatohen sa më shpejt.
COVID19 është duke krijuar kërcënime të forta të sigurisë mes vëndeve. Rivaliteti gjeopolitik mes fuqive të mëdha është duke u rritur dita ditës ku mund të shihet sesi ekonomia amerikane dhe ajo kineze po bëhen sa vjen dhe më agresive ndaj njëra tjetrës. Europa është goditur fortë nga ky virus, dhe gjithashtu po copëzohen lidhjet mes vendeve më të fuqishme dhe atyre më të dobët në Eurozone.
Rritja e pasigurisë dhe e konfliktit do të përcaktoj dhe dëshirën kolektive për të punuar së bashku dhë për ta ndihmuar njëri tjetrin në sfidat e të ardhmes. Kur njerëzit ndihen të izoluar dhe të frikësuar, ata mund të bëhen agresiv. Sa më shumë kryetar shtetesh të paaftë në krye të vendeve ,aq më shumë jetë njerëzish rrezikohen të humben.
Gjatë javëve të fundit bota është zgjuar me rrezikun e përshkallëzimit të krizës financiare. Bankat globale dhe kompanitë e invenstimeve kanë ardhur duke e frenuar aktivitetin e tyre. Gjithashtu ekonomia po përballet dhe me faktorin e paprecedent të mbylljes masive të bizneseve të vegjël dhe të mesëm.
Gjatë këtij procesi numri i papunësisë po shkon drejt një niveli rekord ku qindra miliona dhe triliona dollar po humbasin me ktë “ndalesë” që po pëson ekonomia globale. Serioziteti i kërcënimit të sigurisë është shoqëruar me gatishmërinë për të ndërmarrë veprime aq të guximshme sa emetimi i parasë që vihet në dispozicion në kredi, grante dhe falje të borxheve nga G20,FMN dhe Banka Botërore.
Një plan me 5 hapa
Hapi i parë. Nga institucionet globale dhe fuqitë e mëdha duhet të jepet një sinjal urgjent dhe i qartë që siguria është prioriteti kryesor. Këshilli i Sigurisë të Kombeve të Bashkuara duhet me të gjitha mundësitë të ul përshkallëzimin e konfliktit mes Amerikës dhe Kinës.
Grupi aktual i anëtarëve jo të përhershëm dhe atyre që do të zgjidhen në qershor kanë një përgjegjësi të rëndë, duke pasur parasysh ndarjet e thella mes P5( 5 anëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara). G20, G7 dhe NATO sëbashku me Bashkimin Afrikan, Bashkimin Europian duhet të kontribuojnë në uljen e tensioneve gjeopolitike dhe të themelojnë strategji që të sigurojnë paqje dhe në siguri në botë.
Hapi i dytë. Duhet të ketë nivele të solidaritetit dhe koordinimit ndërkombëtar që të jenë si në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Kriza nënvizon rëndësinë e sigurimit të rishpërndarjes dhe veçantërisht mbështetje për më të prekurit. Këto janë shpesh të njëtat grupe që ofrojnë shërbime themelore shëndetësore, mirëmbajnë furnizime ushqimore dhe bëjnë të mundur funksionim e shërbimeve.
Është thelbësor një fond global për mbrojtje sociale që mbështet më të varfërit e vendeve dhe një përqendrim i bashkërenduar në trajtimin e pabarazisë. Kjo nuk është thjesht çështje nevoje.Miliarda njerëz që po përballen me papunësi nuk do të qëndrojnë të qetë ndërsa elitat-të cilat i injoruan shenjat paralajmëruese të kësaj krize , të vazhdojnë të merren me situatën.
Hapi i tretë.Sistemi ndërkombëtar ka nevojë për një sistem global të monitorimit të pasigurisë për të ndjekur ankesat dhe për të sinjalizuar trazirat përpara se ato të përshkallëzohen në dhunë. Një platformë e përbashkët për analizimin e rrezikut të konfliktit është premtuar prej kohësh por nuk është dorëzuar. Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara kanë rënë dakord në parim të ndërmarrin një analizë të përbashkët të rreziqeve të konfliktit.
Tani është koha që ato të dizenjojnë një sistem digital të dhënash për krizën ekonomike globale me qëllim aksesin në kohë reale, për të kryer vlerësimet. Monitoruesi pastaj mund të ushqejë sisteme të tjera paralajmëruese të hershme, veçanërisht ato për pasiguri ushqimore dhe uri, në mënyrë që ata të bëhen më të ndjeshëm ndaj shkaktuesve të tillë si papunësia spirale, rritja e mosbesimit ndaj qeverisë, trazirat në burgje dhe më shumë.
Hapi i katërt.Kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e tjerë të pushtetit vendor duhet të ngrihen, siç kanë bërë për ndryshimin e klimës. Pushteti vendor është linja e parë dhe e fundit e parandalimit të dhunës, dhe drejtuesit e tij janë ato që janë më në dijeni për atë që funksionon. Në secilin qytet ekzistojnë lagjet me shtresën më të varfër të popullsisë të cilat janë dhe zonat me përqindjen më të lartë të dhunës ,kjo për shkak të papunësisë dhe nivelit të ulët të shkollimit. Këto lagje tani po vuajnë më keq nga COVID-19 për shkak të pamundësisë së popullatës për të përfituar nga shërbimet publike.
Është e nevojshme të rritet testimi dhe trajtimi në zonat më të goditura dhe zbatimin e programeve të parandalimit të dhunës të bazuara në prova. Drejtuesit e komunitetit, aktorët e drejtësisë penale, shërbimet sociale dhe koalicionet e biznesit vendor të gjithë kanë një rol thelbësor për të luajtur në këtë detyrë urgjente.
Hapi i pestë. Bota duhet të angazhohet për programet tërësisht masive për të parandaluar dhe reaguar ndaj dhunës ndaj grave dhe fëmijëve. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për veprime urgjente për të mbrojtur gratë dhe fëmijët gjatë pandemisë. Provat se si duhet ti përgjigjen kësaj thirrje janë bindëse. Në të vërtetë, OBSH, UNICEF, Gratë e Kombeve të Bashkuara, Banka Botërore dhe të tjerët tashmë janë bashkuar pas një grupi të përbashkët strategjish dhe po punojnë me qeveritë për zbatimin e tyre. Nisma për të eleminuar dhunën ndaj grave dhe Partneriteti Global për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve, ofrojnë një rrugë “të shtruar” për veprim të përshpejtuar.
Pandemia COVID-19 po shfaq linjat e gabimeve në çdo shtet, jo vetëm ato shtete që tashmë po luftojnë me konfliktin dhe dhunën. Nëpërmjet qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, çdo shtet në botë u premtoi njerëzve të tij se do të jetonin të lirë nga frika dhe rreziku i dhunes. Tani të gjithë kemi frikë për të ardhmen tonë, por duhet të zgjedhim këtë dekadë për ta kthyer njerëzimin përsëri në një rrugë paqësore, të shëndetshme dhe të qëndrueshme.
Përktheu dhe përshtati: Albi Anxhaku
Marrë nga www.weforum.org