Aktualitet

Si dështoi atentati ndaj biznesmenit Andon Dhima (VIDEO)







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:03 - 17/10/20 |
mapo.al

Del videoja e atentatit të mbetur në tentativë mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ku dy persona të maskuar dhe me një pistoletë në dorë kanë ndjekur biznesmenin Andon Dhima, me qëllimin për ta vrarë.


Dhima shihet teksa futet i qetë në hyrje të pallatit që është në pronësinë e tij, pak sekonda pas vajzës, e cila merr ashensorin bashkë me një shoqe.


Duket se sekondat e fundit të pritjes së ashensorit, i kanë shpëtuar jetën biznesmenit. Në video, Dhima shihet se si arrin të ngjitet në një kohë me të bijën, pa e ditur se dy persona të armatosur dhe të maskuar ishin pas tij.



Atentatorët pikasen teksa lënë çadrën jashtë pallatit dhe futen në godinë. Në duar, secili mban pistoletë. Njëri prej tyre duket se si e bën gati armën e zjarrit për ta shkrepur.


Në momentin kur ata dalin nga pallati, hasin rojen e pallatit, i cili dyshohet se ka vënë në dijeni biznesmenin për rrezikun që iu kanos.


 

 


Etiketa: , , ,

Pas