Kryesore

Si do bëhet hyrja dhe dalja e nxënësve nga shkolla, Besa Shahini publikon videon








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:50 - 02/09/20 |
mapo.al

Pak ditë para nisjes së vitit shkollor nën masa të rrepta sigurie dhe higjiene për shkak të pandemisë së koronavirusit, ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka publikuar një video sensibilizuese mbi mënyrën e hyrjes dhe daljes në ambientet e shkollës.


Hyrja dhe dalja nga shkolla, VETËM sipas rregullave të distancimit social e fizik, të përcaktuara qartë nga Instituti i Shëndetit Publik”, shkruan Shahini.


Nxënësit do të paraqiten në shkollë duke respektuar me përpikëri orarin e komunikuar nga mësuesi kujdestar i tyre.


Ndërkohë, gjatë momentit të hyrjes në shkollë, nxënësit do të vendosen në radhë një nga një, me largësi 2 metra, teksa personi përgjegjës i stafit të shkollës do të realizojë matjen e temperaturës më termometër digjital, do të spërkasë duart me alkool ose dezinfektantë etj.


Edhe dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave të distancimit social dhe fizik, nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë dhe punonjësve të tjerë të shkollës.



Etiketa: , , , , ,

Pas