Kryesore

Si do hapet PD? Basha: Ju jap fjalën s’ka më kandidatë nga Kryetari








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:42 - 05/04/19 |
ro ot

Kryetari i PD, Lulzim Basha duke folur me studentet premtoi sot se PD-ja do të ketë një vizion të ri, ose “sistem hapje” siç e quajti ai. Çfarë do të thotë kjo? Sipas Bashës nuk ka më kandidatë me rekorde kriminale apo që kanë hyrë me para në garë për deputet apo kryetar bashkie. Sakaq lajmëroi që neser do të publikohet formulari online ku çdokush mund të aplikojë.

“Ne po adoptojmë një model europian brenda partisë tonë. Unë jam i vendosur ta modernizoj dhe ta demokratizoj Partinë Demokratike, dhe për këtë kam mbështetjen e botës perëndimore. Të partisë Konservatore në Angli, CDU-së Gjermane, Partisë Republikane Amerikane. Sistemi që ne do të adoptojmë është një sistem që e hap PD-në, e hap ndaj çdokujt që ndan vlerat tona, vizionin tonë për shoqërinë, për lirinë e individit, mundësitë, konkurencës dhe ju jep mundësinë përmes garës të kontribuojnë nëqoftëse duan të marrin përgjegjësi publike.


Që të ndryshojë politika, në rradhë të parë duhet të ndryshojnë faktorët e politikës, që janë partitë politike. Nëse brenda partive politike, gjithë vendimarrja është në dorën e një njeriu, në rastin konkret të kryetarit të partisë që bën listën e kandidatëve për deputetë, ashtu do të jetë nesër dhe shteti, në dorën e një njeriu. Ne do ti japim fund kësaj praktike. Unë ju jap fjalën se jam i vendosur ti jap fund kësaj praktike, duke nisur brenda Partisë Demokratike sot, dhe nesër në qeverisje”, u shpreh Basha.


Formulari online

Lidhur me mënyrën e zgjedhjes së kandiadtëve ai tha se do të bëhet aplikim online. “Nesër do të shikoni vetë, kur PD do të votojë online formularët e aplikimit për ata që dëshirojnë të jenë kandidatë në zgjedhjet e ardhshme në emër të Partisë Demokratike e cila do të jetë e hapur për të gjithë. Dhe do të jetë merita ajo që do të përcaktojë se kush do të jetë ai/ajo që do të përfitojë përmes votës së lirë dhe përmes një vleresimi transparent, mundësinë për të përfaqësuar nesër PD-në në një Parlament të çliruar nga krimi dhe me një qeverisje të çliruar nga krimi dhe kriminelët”.


Asistenca britanike

“Natyrisht do ta bëjmë këtë duke i pamundësuar garimin njerëzve me rekorde kriminale, apo njerëzve që vijnë aty me para për të shumëfishuar paratë e tyre, jo për ti shërbyer qytetarëve apo njerëzve që nuk ndajnë vlerat tona. Britanikët do të na ndihmojnë dhe po na ndihmojnë që ne të ndërtojmë tashmë një mënyrë të zbatimit të këtyre rregullave”, tha më tej Basha.




Etiketa: , , , , , ,

Pas