Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik me qëndër kryesore në detin Egje e cila do të sjellë paqëndrueshmëri të pjesshme të motit në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë. Fillimi i javës, e hëna 7 Qershor 2019 pritet e thatë pasi moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në Juglindje dhe Verilindje ku do të pasohen nga reshje shiu në orët e mesditës. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 17/27°C Zonat e ulëta 21/34°C Zonat bregdetare 21/33°C
DITЁ MЁ TЁ FRESKЁTA PAS SЁ DIELЁS:
Nga e hëna dhe në vijim deri të premten do të ketë kthjellime e vranësira kalimtare gjatë paraditeve dhe mbrëmjeve por vranësirat zhvillohen gjatë pasditeve duke sjellë edhe rrebeshe shiu në zonat malore; në zonat Perëndimore pritet shi, vetëm në zona të izoluara.
Temperaturat, nga e hëna deri të enjten do të jenë të paktën 3-4°C më të freskëta krahasuar me këtë fundjavë por sërish pas të premtes, temperaturat rriten në të gjithë Shqipërinë.