Thursday, March 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Si do të bëhet porti i Durrësit? Rama: Portë hyrëse për Ballkanin Perëndimor

by us er1
21/05/2022
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Projekti për portin e ri të Durrësit u prezantua sot gjatë një takimi të kryeministrit Edi Rama në zyrën e tij me projektuesit holandezë të kësaj vepre.

“Mirë se erdhët, mezi po prisja t’ju takoja. Kam dëgjuar gjëra shumë të mëdha sidomos për punët tuaja kështu që po prisja me padurim të takoheshim dhe të dëgjoja rezultatet e punës suaj” u tha Rama.



Zyra e shtypit të kryeministrisë thotë se vepra për të cilën synimi është që të jetë porta hyrëse në Ballkanin Perëndimor po realizohet falë një pune të përbashkët me partnerët shqiptarë. Po sipas saj, infrastruktura e vjetër tashmë e amortizuar e portit aktual, e cila shkakton ndotje dhe kaos në mjedis, do të transformohet falë projektit në një arkitekturë model.

Përmes një filmi të realizuar nga studio holandeze, projektuesit shpalosën vizionin për portin e ri të Durrësit, një vepër madhështore, me impakt të shtrirë në të gjithë rajonin.

“Porti më vete është vetëm port, por duhet konsideruar si një element i një zinxhiri të tërë logjistik, pra këtu ka mundësi që ju të krijoni një portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor.” – u shpreh drejtuesi i grupit projektues.

Kryeministri Rama tha se qëllimi ishte pikërisht transformimi i infrastrukturës së vjetër në një port model si një ndër shtyllat e vizionit Shqipëria 2030.

“Saktësisht ky ishte qëllimi, prandaj qysh prej fillimit e pamë që porti aktual ishte një rrëmujë e tërë, ndoste, nuk kishte kapacitete për t’u zgjeruar, nuk kishte lidhje, nuk kishte asgjë. Ndërkohë që porti i ri ka potencial, ka kapacitete dhe na bën portën hyrëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor, -u shpreh Kryeministri, teksa vlerësoi se “zgjatimi i Portit të thatë në Prishtinë është kryevepër”.

Ndërkohë që edhe për grupin projektues, ecuria e projektit është premtuese. “Është mjaft interesante sepse ne nisëm  vetëm me këtë detyrë me ekipin dhe gjatë punës u bëmë shumë entuziastë, lidhur rentabilitetin dhe mundësitë e projektit, kështu që ka një entuziazëm në rritje dhe brenda ekipit” – u shpreh drejtuesi i grupit projektues.

Tags: Ballkani PerëndimorEdi RamaPorti i DurrësitProjekti

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Shoferi godet me shkop të moshuarën sepse po kalonte rrugën ngadalë

Arrestohen 9 persona në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In