Aktualitet

Si do veprojë KQZ nëse Tom Doshi kandidon? Ja si përgjigjet Celibashi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:27 - 25/02/21 |
mapo.al

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, është pyetur sot për hapat e ndërmarra të institucionit që drejton, nëse Tom Doshi do të kandidojë për deputet për zgjedhjet më 25 prill.





Pavarësisht se bën pjesë në “listën e zezë” të Departamentit të Shtetit, apo paralajmërimit të ambasadores amerikane Yuri Kim për ta shmangur diçka të tillë.


Celibashi nuk dha një përgjigje konkrete, por deklaroi se për emra konkretë do të flitet vetëm pasi partitë që janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, do të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë, më datë 8 mars.




Ai gjithashtu tha se në takimet me ambasadoren Kim, ka folur në përgjithësi për axhendën e përgatitjes së zgjedhjeve nga KQZ, jo për aspekte të veçanta.


“Për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me kandidatë të caktuar, ne do të flasim në rastin kur të kemi kandidatët. Takimet me ambasadoren kanë qenë takime si me të gjithë ambasadorët e tjerë. Marrin një vëmëndje më të shtuar, por të gjitha takimet kanë pasur në axhendën e tyre gjithë aspëktin përgatitor zgejdhor. Nuk ka pasur aspekte të veçanta për përgatitjen e këtij procesi. Duhet të presim datën 8 mars dhe cilët janë kandidatët për deputetë. Do të ketë gjithë vëmendjen, ndaj çdo rasti, qoftë ky i bërë publik ose jo. Për të pasur në fund një ballafaqim me Kodin Zgjedhor”, – u shpreh Celibashi.

Lexo edhe :  Kandidimi në zgjedhje-Ambasada e SHBA i kthen përgjigje Prokurorisë për Doshin

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas