Mapo.al
Protesta e 16 marsit provoi sërish se edhe një muaj më pas, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të ndërkombëtarëve dhe presioneve të qeverisë, mbështetja ndaj tubimeve masive opozitare nuk ka rënë. Mijëra qytetarë dolën në shesh në një protestë që pati si risi marshimin.
Kryetari demokrat, Lulzim Basha e udhëhoqi turmën e protestuesve para kryeministrisë dhe përpara Kuvendit, ku u shënuan edhe përplasje të ashpra. Këto të fundit vetëm sa nxorrën në pah tensionin që ekziston në vend dhe që do të gjejë vend për të shpërthyer.
Basha e tërhoqi në kohë turmën nga Kuvendi për të mbajtur një fjalim para selisë së PD.
Dita e sotme tregoi se njerëzit nuk kanë ndërmend të zmbrapsen as para gazit lotsjellës dhe as përpara ujit. Ky është një mësim i rëndësishëm pasi asnjë qeverisje nuk mund të vazhdojë të injorojë me ‘iso fëmijësh larg kryeqytetit’ realitetin e dhimbshëm. Asnjë kryeministër nuk mund të qeverisë vetëm me gaz helmues.
Ky ishte edhe një mësim për të huajt, që po shohin se protestat mund të ikin dhe të vijnë, por zemërimi ka mbetur aty. Dhe nëse nuk shuhet zemërimi, është e kotë të shuash protestat.
16 marsi do jetë një ditë e rëndësishme në kalendarin e historisë së politikës në Shqipëri. Ai tregoi atë që i druhen të gjithë: se kështu gjërat mund të shkojnë vetëm në përplasje.
Ndaj duhet një zgjidhje. Dhe në demokraci zgjidhjet bëhen vetëm me zgjedhje. Të lira e të ndershme.
Duhet nje here kuptuar se qe te gjitha veshtiresite dhe mospajtimet ne nje shoqeri demokratike,zgjidhen vetem dhe vetem prane institucioneve te shtetit.Po,pajtohem qe edhe protestat e lira dhe paqesore jane nje vegel e shtrejte demokratike per nje shoqeri,sidomos opozite demokratike.Por pa kushtezime,shantazhe dhe populizem fanatik,vetem dhe vetem se mendon “ti”ashtu.Ideja eshte qe,nuk mundet qe nje vjedhacar dhe genjeshtar ordiner,te me thote “ej rruheni vjedhacarin se iku”,ose “mos e degjo ate se genjen”.Me fal,por populli,ne te cilin qe te gjithe kaq shume thiren,mendoj qe prap se prap di dhe ben dallim,sado qe te na vije cudi dhe keq.
Proteste me mitingashe e me para te paguara. Pse nuk thua shetitje per diten e veres. Aty kishte vetem dhunues te paguar e militante, dhe ca sehirxhinj qe vijne se i paguajne rrugen. Ca mbeshtetje eshte kjo ore MAPO?
Mendoj se po beni nje pune mjafte te keqe ne dizinformimin e publikut….