Kronika

Si e ka ndërtuar krimi një shtet paralel: Ja pse Stresi e të tjerët duan ndihmën e Bajrëve






               Publikuar në : 12:03 - 23/10/18 |
mapo.al

Pas goditjes së bandës së Bajrëve, policia duket se ka në duar ‘thesare’ të tëra për shkak të përgjimeve. Ata thonë se falë atyre kanë arritur të arrestojnë këngëtarin Stresi.


Por Bajrët rezultojnë të lidhur edhe me grupin e Shijakut dhe me njerëzit e ish-deputeti Arben Ndoka në Lezhë. Ky rrjet i tërë që funksionon në tërë Shqipërinë duket si një shtet paralel.

Nga përgjimet spikat ai i vëllait të ish-deputetit, Gjevi Ndoka, i cili duke biseduar me një punonjës të Hipotekës shprehet: “Pjesën e Ronës (Rana e hedhun) kape krejt, q… motrën”, çka tregon besimin që ata kishin se në Lezhë ishin zotër e mund të bënin çtë donin.

Jo më kot edhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela tha se rrjeti i kishte shtrirë tentakulat kudo.

“Në përfundim, bëjmë me dije se nga hetimet ka rezultuar se ka veprime të paligjshme, si korrupsion, në bashki, prefektura, në polici, në universitete, në prokurori, në gjykata dhe në organet e pushtetit vendor, për të cilat po vazhdojnë hetimet në vijimësi”, tha Prela.

Për shkak të këtij rrjeti që i ngjan shtetit paralel, ku Bajrët të zgjidhin punë kudo, që nga ndeshjet e futbollit e deri në universitet, priten të tjera zhvillime.


Etiketa: , , , ,

Pas