Këngëtarja Jonida Maliqi flet rrallë për jetën e saj private. Ajo në fakt ka dy vite që është ndarë nga bashkëshorti, Gent Prizreni, por sërish pyetet për këtë temë. E ftuar sonte në “Xing me Ermalin”, ajo tha se jeta pas divorcit është më e qetë.
Ermal Mamaqi: Para disa kohësh kemi marrë vesh nga mediat dhe opinioni që ti ke bërë një ndarje. A është bukur kur ndahesh? Nuk e them se dua të ndahem unë, se mos e marri njeri si lajm këtë, por dua të dëgjoj anën më pak tragjike të kësaj situate sepse njerëzit mendojnë se po u ndave jeta ndërpritet…
Jonida Maliqi: Jo, jo. Fatmirësisht ka jetë. Bukur nuk është, absolutisht. Është e vështirë, por kur kthehet në domosdoshmëri për të qenë jetesa më e qetë, më e lumtur dhe më e bukur i jepet zgjidhje në këtë formë.