Aktualitet

Si është përhapur Koronavirus/ Kina reagon ndaj SHBA, po krijoni panik





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 17:16 - 03/02/20 |
mapo.al

BBC në një mbulim të detajuar mbi të rejat më të fundit rreth epidemisë së Koronavirus, bën të ditur se qeveria e Kinës, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për përhapje paniku. Kjo nisur nga masat e ashpra që kanë marrë autoritetet amerikane, si ndalimi i hyrjes i personave që kanë vizituar Kinën në dy javët e fundit.


Deri tani, janë mbi 17 mijë raste të prekurish të evidentuar në Kinë, ndërkohë që të paktën 361 vetë kanë humbur jetën. Jashtë Kinës, janë konstatuar 150 raste, dhe një person ka vdekur në Filipine.



Virusi shkakton infeksion të aparatit frymëmarrës, dhe duket se nis me temperaturë dhe pasohet nga një kollë e thatë.


Pasojat në Kinë dhe në ekonominë e saj po ndihen shumë. Rrrugët janë të boshatisura. Njoftohet se vetëm sot është rihapur bursa, ndërsa aksionet e kompanive kineze kanë pësuar goditjen më të fortë në 4 vitet e fundit.

Masat e para që morën autoritetet në Uashington, ishte që i kërkuan personelit amerikan të largohej nga provincat me rrezik dhe më pas nga gjithë Kina.

Masa të ngjashme kanë marrë edhe vende të tjera. Ku janë ndërprerë edhe fluturimet me Kinën. Në një komunikim me median sot, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, tha se Shtetet e Bashkuara në vend që të ofrojnë asistencë, po krijojnë dhe përhapin frikë.

BBC bën të ditur se sipas ekspertëve mbi 75 mijë njerëz mund të jenë infektuar deri tani.


Etiketa: , ,

Pas