Kryesore

Si gënjeu gazetari i famshëm për Shqipërinë dhe pse ka rëndësi kjo





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:59 - 23/12/18 |
mapo.al

Lajmi se një gazetar i njohur gjerman ka manipuluar në stil të gjerë shkrimet e tij, ka bërë xhiron e botës. Claas Relotius punonte për revistën Spiegel, por shkruante dhe për gazeta të tjera.


Në të përditshmen e famshme zvicerane, Neue Zuercher Zeitung janë publikuar disa shkrime të 33-vjeçarit gjerman për Shqipërinë. Gazetari kosovar Enver Robelli pati ngritur dyshime se shkrimet e tij mund të jenë manipulime, pasi ai e ekzagjeron kur flet për disa gjëra që lidhen me Shqipërinë.


Vetë gazeta NZZ thotë se ka bërë një hetim dhe ka zbuluar se Relotius ka gënjyer për një shkrim të publikuar më 9 dhjetor të vitit 2012 në këtë gazetë. Shkrimi me titull “Sy më sy, gjak më gjak” flet për fenomenin e gjakmarrjes në veri të Shqipërisë.


Gazetari thotë se është shoqëruar në Shqipëri nga një përfaqësues i Komitetit për Pajtimin e Gjaqeve, i quajtur Jenva Bashi. Një emër i tillë nuk ngjan si shqiptar.


Përfaqësuesit e Komitetit për Pajtimin e Gjaqeve në Shqipëri i kanë thënë NZZ se nuk kanë një anëtar me emër të tillë.

Edhe pjesa tjetër e reportazhit mund të jetë një trillim i plotë, shkruan gazeta.

Por pse ka rëndësi kjo? Për shkak se për Shqipërinë shkruhen shumë gjëra në mediat e mëdha ndërkombëtare, por shpesh ato nisen mbi stereotipe. Vërtet Shqipëria ka problemet e saj, por mbi të gjitha ka një problem imazhi. Nëse gazetarë të njohur trillojnë kaq lirshëm, atëherë imagjino çfarë dëmi i bëhet një vendi dhe një populli.


Etiketa: , , , , , , , ,

Pas