Aktualitet

Si hyri në Shqipëri terroristi rus, qëndroi në Azil (Emri)






               Publikuar në : 13:47 - 12/07/19 |
mapo.al

Zbulohen detaje të reja për terroristin rus, i cili fshihej në Shqipëri. 34-vjeçari Rasul Mislaev, ka hyrë në Shqipëri 4 muaj më parë nga pika kufitare e Kakavijës. Ka qëndruar në qendrën e azilit në Karrec, në qytetin e Korçës. Arrestimi i tij është bërë një natë më parë, pasi Interpol Rusia dërgoi të dhënat e sakta.


Mislaev ka hyrë në Shqipëri bashkë me disa emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme. Ai ra në sy të autoriteteve shqiptare, pasi nuk kishte asnjë mjet identifikimi dhe u krijuan dyshimet se mund të ishte terrorist.



Në Qershor të vitit 2013 Rasul Mislaev, është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Rasul Mislaev ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhër – arrestin për këtë shtetas, për veprën penale0 “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal rus.

Mediat botërore i kanë dhënë jehonë lajmit të arrestimit. Reuters shkruan se bëhet fjalë për një terrorist të rrezikshëm.

Gjatë kohës që ka qenë në Karec, Forcat Speciale dhe Krimet e Rënda kanë gjetur rrjetën dhe kangjellat e dritares së tij të prera. Nga kjo ditë, ai ruhej 24 orë, pasi kishte informacione se mund të rrëmbehej nga terroristët ose të vritej, për faktin se konsiderohej si person i rrezikshëm në luftën e ISIS-s.

Video e arrestimit:

 

Lexo edhe:

VIDEO/ Policia: Kapet në Shqipëri terroristi rus


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas