Kronika

Si i fituan njerëzit e Ndragheta 80 tendera në Shqipëri, alarmi që nuk u dëgjua














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:21 - 24/01/21 |
mapo.al

Sipas të dhënave, kompania e përgjimeve të Ndragheta-s ka përfituar 80 tendera publikë në Shqipëri. Të gjitha në shëndetësi! Siç lexohet në dokument, numri i tenderave të fituar është 80.






“Open Data” ngriti flamurin e kuq por askush se dëgjoi…


***







ITALI– Garancia e Princit të Ndragheta-s, Antonio Gallos për të kryer korruptimin e qeverisë shqiptare dyshohet se është presidenti i grupit ‘Sol’ në Shqipëri, Besnik Halili! Kompania e cila njihet në vendin tonë dhe me emrin “GTS-Gazra Teknike Shqiptare shpk”, është tashmë në ‘lupën’ e autoriteteve pasi dyshohet se merrej edhe me pastrimin e parave.



Sipas të dhënave nga ‘Open Data’ kompania e përgjimeve të Ndragheta-s ka përfituar 80 tendera publikë në Shqipëri. Të gjitha në shëndetësi! Siç lexohet në dokument, numri i tenderave të fituar është 80.



Tenderat e fituara janë të gjitha në fushën e shëndetësisë.Ky eshte dokumenti ku shihet skema e numrit total te tenderave sipas autoriteteve tenderuese.

‘Flamurin e kuq’ për këtë rast e ka ngritur ‘Open Data’ e cila është një platformë e hapur që shërben për katalogimin e të dhënave nga institucionet qeveritare. Në një dokument të bërë publik shihej qartë se kompania ‘GTS.SHPK’ ka përfituar tender në spitalin universitar ‘Shefqet Ndroqi’. Në të gjithë tenderat e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat vartëse, përfshirë Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, për oksigjenin spitalor, fitues shpallet “GTS”.

Lexo edhe :  Mafia shqiptare, Ndragheta ka një konkurrent të ri në tregun e kokainës

U desh që autoritetet italiane të kryenin megaoperacionin në mënyrë që të zbulohej se në Shqipëri është një kompani që kryen pastrim parash dhe mbi të gjitha kryen lidhjen mes qeverisë shqiptare dhe figurave të grupeve mafioze!

Besnik Halili së bashku me figura të tjera të njohura në shtetin italian kanë dalë në dritë pas përgjimeve që u nisën nga finalizimit i megaoperacionit italian.

Besnik Halili, Luneda Halili dhe dokumentet e tenderave

Falë aksionit policor u vuri në pranga 50 persona, biznesmenë, e anëtarë të klanit Ndrangheta që kishin lidhje me qeveritarë e biznesmenë në Shqipëri. Të gjithë akuzohen se janë pjesë e një afere korruptive prej 250 milionë eurosh.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas