Aktualitet

Si i fundosi “liqeni i ftohtë” lagjet në Gjermani, 156 viktima, kaos dhe rrezik














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:28 - 18/07/21 |
mapo.al

Ka shkuar në 156 numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani dhe 180 në total në Europën Veriore. Por bilanci i vërtetë i katastrofës ende nuk dihet, pasi shumë persona janë të zhdukur prej disa ditësh që kur kanë nisur përmbytjet masive. Mediat gjermane shkruajnë se nga 156 viktima në total, vetëm në Rheinland-Pfalz janë shënuar 110.







Ndërkohë, kaosi vazhdon. Më shumë se 100,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm dhe një pjesë e linjave hekurudhore janë dëmtuar duke bllokuar lëvizjen. Me dhjetëra ura janë shembur sipas autoriteteve gjermane, ndërsa në ditët në vijim do të shikohen rrugët alternative.









“Situata është shumë dramatike” tha një zyrtar gjerman. “Gjithmonë vijnë thirrje emergjente”, tha një zëdhënës i policisë. “Situata është konfuze. Po bie shi i madh. Rrugët janë përmbytur ose bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut”.

Lexo edhe :  Arrestohet i treti i atentatit mafioz ndaj "Dodës", si u ekzekutua ish-polici


Katastrofa ende nuk ka përfunduar, pasi priten reshje të tjera shiu. Gjermania dhe Belgjika ishin dy nga shtetet më të goditura nga fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë” që tashmë është drejtuar për në Ballkan.

LEXO EDHE:

Gjermania mbytet, Siberia digjet – ekstremet e motit që po kërcënojnë planetin

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas