Truku që po përdor Edi Rama për hapjen e listave për propagandë, por “de facto”, mbylljen e tyre, ka qënë lajmi i ditës.
Çdokush në këtë vend e ka kuptuar se emrat e kandidatëve do të renditen sipas preferencës së Edi Ramës, dhe ata që janë brenda kufirit fitues kanë më shumë shanse për t’u përzgjedhur. Të tjerët, vërtetë mund të kërkojnë vota për veten e tyre, por do të duhet të marrin një sasi aq të madhe sa për të përmbysur preferencat e kryetarit.
Duhet të marrin më shumë se sa, i duhet partisë në vetëvete për të siguruar një mandat.
Nëse fjala vjen në Dibër, PS-së, i duhen 12 mijë vota për të marrë një mandat deputeti, ai që është në listë, nga fundi i saj, lypset të marrë 12 mijë e 1 votë, për të spostuar emrin e parapëlqyer të kryetarit që gjendet më sipër i vendosur.
Praktikisht lista është e mbyllur. Këtë e kanë marrë vesh gjithë shqiptarët, edhe pse T. Balla me gjithë forcën e tij intelektuale, po përpiqet prej 3 ditësh të bindë për të kundërtën.
Se sa i ka hapur listat Edi Rama, na e tregon sot me mjeshtëri, Bujar Kapexhiu, në punimin që ka sjellë për Gazetën Mapo.
Kapexhiu nuk harron që jo vetëm ti vërë një dry të madh listës, çelësin e të cilës e ka Rama, po si gjithnjë, kryekreu shoqërohet nga një prej të akuzuarve për krim elektoral, fatin e të cilit artisti e parashikon me veshjen e tij.