Kreshnik Kusaj, ish banori i “Big Brother 8” në Shqipëri, është arrestuar pak ditë më parë nga Policia e Tranës. Ai akuzohet për mashtrim, pasi u merrte vajzave nga 300 euro për ti promovuar në emisionin e tij “The One Show nga Kika” në një nga televizionet shqiptare. Burime nga Policia thanë për Gazetën Mapo se fillimisht disa vajza kanë denoncuar “Kikën” se u merrte nga 300 euro për ti nxjerrë në emisionin e tij, por ai i promovonte vetëm 1 herë në emision dhe më pas nuk i ftonte më. Një nga vajzat që pretendon se është mashtruar Zaida Çobo, tregon se ka pa marrë edhe dy paga nga Kusaj.
“Është e vërtetë që kam denoncuar Kreshnik Husajn dhe ai tashmë është arrestuar. Kam qenë e para që e kam denoncuar dhe që e kam vënë para përgjegjësisë bashkë me stafin. Nuk mjaftoi që ai abuzoi me emrin tim po ndërkohë ai nuk më pagoi për dy muaj e ca punë dhe mbi të gjitha nuk e pranoja dot faktin që mashtronte e merrte lekë nga njerëzit si pa të keq”, ka thënë Zaida Çobo. Ndërkohë para Prokurorisë Kreshnik Kusaj ka reaguar duke thënë se nuk ka mashtruar asnjë vajzë. “Të gjitha pagesat janë bërë me kontratë. Kush ka paguar është promovuar në emision, por nuk do të thotë që të dalë çdo ditë në TV”, – është shprehur “Kika”. Gjithashtu në Polici ka patur edhe disa denoncime të tjera nga vajza dhe djem, të cilët pretendojnë se e kanë paguar “Kikën” për të marrë pjesë në “Mister & Miss Albania Plus”. Kreshnik Kusaj është lënë në burg pa afat nga Gjykata e Tiranës me akzuzën e mashtrimit të rëndë, ndaj 2 ose më shumë personave.