Kronika

Si i shpëtoi Kreshnik Tusha përfshirjes në vrasjen e Laçit, e qëlluan autorët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:27 - 23/06/20 |
mapo.al

Kreshnik Tusha u arrestua pas vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç. Ai shkoi në spital i plagosur dhe policia e arrestoi, me akuzën e vrasjes, pasi u dyshua si personi që ishte plagosur brenda hotelit.


Kreshnik Tusha i tha policisë se e qëlluan kur doli në rrugë, por versioni i tij nuk u besua.


Me kapjen e Eduart Lamajt vërtetohet sipas prokurorisë edhe pretendimi i Kreshnik Tushës. Shenjat e gjakut, të personit të plagosur gjatë përplasjes me armë i përkasin Lamajt sipas prokurorisë.


Tusha ka dalë në hyrje të shtëpisë së tij në momentin që ka dëgjuar krismat e armëve për të parë se çfarë ka ndodhur, pasi e kishte banesën shumë pranë hotelit ku u ekzekutuan biznesmenët.


Në këtë moment, autorët e atentatit kanë menduar se një person tjetër u kishte dalë në pritë duke qëlluar në drejtim të tij dhe e lanë të plagosur.

Ai pritet të lirohet nesër nga të gjitha akuzat.


Etiketa: ,

Pas