Ajo është një ndër miss-et më të bukura shqiptare, e cila që prej vitit 2004 ka qenë mjaft e pranishme në jetën publike.
Agnesa Vuthaj është një nga femrat më të bukura në vendin tonë, e shpallur Miss Albania në 2004.
E pranishme dje në emisionin ‘Prive’, ajo ka rrëfyer për herë të parë një incident që ka ndodhur gjatë kohës kur ajo u kurorëzua si Miss. Sipas Agnesës kurorën e saj dikush e vodhi në prapaskenë.
Ajo tregoi: “Në 2004 mora pjesë në Miss Albania ku u kurorzova. Prisja një kurorë të madhe por ishte shumë e vogël, u çudita pse por kuptova se kurora që do m jepnin mua ishte zhdukur në prapaskenë, Miss-i Denisa Kola hoqi kurorën nga koka e saj që e kishte vendosur për tu zbukuruar dhe ma vendosi mua që mos ta linin Missin pa kurorë.”