Ndërsa në Shqipëri po përpiqen që të zhdukin nga qarkullimi policët ‘barkderra’ me idenë se kështu do të përmirësohet imazhi i policisë, një gjyq interesant po zhvillohet në Nju Jork.
Ish-prostituta dhe e fejuara e miliarderit Geoffrey Edelsten, Gabi Grecko ka dëshmuar të enjten para gjykatës se si ka bërë seks me oficerët e policisë së Nju Jorkut si pjesë e një skeme për korruptimin e tyre.
Gabi Grecko tha se ajo ka bërë seks në avion. Sipas një interviste të saj, gjithçka ndodhi në shkurt të vitit 2013, kur një biznesmen i quajtur Jeremy Reichberg prenotoi një avion privat për të fluturuar drejt Las Vegasit.
29-vjeçarja tha se u rekrutua nga biznesmeni që të korruptonte policët në festën seksuale në avion. Në gjykatë, Grecko tha se Reichberg i kishte thënë që t’i jepte favore seksuale ‘kujtdo që ia kërkonte’.
Kur u pyet nëse kishte pasur marrëdhënie seksuale me zëvendësinspektorin James Grant gjatë udhëtimit, ajo tha: Po.
Grecko tha se mori 1500 dollarë për shërbimet e saj, por u shpreh se kjo shumë iu duk e vogël.
“Ua bëja teksa ishin të ulur. Isha sipër tyre gjithë kohës. Përpara, pas, anash. Të gjithë ndjeheshin rehat me pantallonat e ulur dhe qeshnin. Dukej sikur e kishin bërë këtë edhe më parë,. Nuk e dija se ishin policë, edhe pse nxorrën prangat për të më lidhur. Ishin vërtet të çuditshëm dhe të paedukatë”.