Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kanë treguar gjithnjë se janë shumë të dhënë pas udhëtimeve. Së fundmi, çifti i njohur i është drejtuar Barbadosit, që mund të quhet fare mirë një parajsë e vogël në tokë.
Në vazhdën e fotografive dhe videove të shumta, përmes të cilave ndajnë me ndjekësit pushimet e tyre ekzotike, Getoari ka postuar në “Instagram” një fotografi paksa intime, ku shihet i përqafuar me Marinën ndërkohë që shijojnë së bashku ujin e kristaltë të detit.
“Çupa-çupa me mbretëreshën time”-ka shkuar reperi, duke treguar kështu edhe dashurinë që ndjen karshi të shoqes.
https://www.instagram.com/p/BzOI5NrHeTC/