Sa foto të Victoria Beckham duke qeshur keni parë në jetën tuaj? E dimë, numërohen me gishtat e dorës. Më në fund, stilistja e famshme vendosi t’i shtojë koleksionit të saj të rrallë të fotove duke qeshur, edhe një shkrepje tjetër.
I biri i Victoria-s, Cruz ka postuar një foto me të ëmën, duke ironizuar faktin që ajo ka qeshur:
“Më sa duket, nëna ime mund të qeshë.”
Pa reaguar ndaj kësaj fotoje nuk mund të qëndronte as David Beckham, i cili njësoj si i biri bëri ironi me faktin që Victoria u shfaq në një foto duke qeshur.
“Sa të bardhë janë dhëmbët e nënës tënde”, -shkroi ai.
Mbajeni mend këtë foto të Victoria-s, sepse dyshojmë se mund të shohim sërish një foto të tillë, të paktën për ca kohë.